SKENA
Edona James publikon fotografi e përqafuar me Hamëz Jasharin e ri

Edona James, e cila arriti të bëjë përshtypje deri në finale në edicionin e dytë të Big Brother Vip Kosova, vazhdon të jetë nën dritën e vëmendjes nga dashamirësit e saj.
Që nga mbyllja e spektaklit të madh, ajo nuk ka ngurruar të ndajë me ndjekësit e saj pjesë nga jeta e saj e re jashtë mureve të shtëpisë së Big Brother.
Policia konfiskon mbi 1 mijë euro të falsifikuara në Kosovë…Sa klikime ka videoja e parë e ngarkuar në YouTube?…Shqiptohen 152 masa në Shkup, 14 për vozitje pa patentë shoferë…Sot hidhet shorti për Ligën e Kombeve, Kosova në pritje të zbulimit…Dua Lipa lëndon gjunjët, detyrohet të marrë tretman ortopedik shkak…
Edona ka qenë aktive në rrjetet sociale, ku ka postuar një varg imazhesh dhe video që tregojnë se si po e shijon jetën pas përfundimit të spektaklit.
Edona James: Unë nuk e kam marrë pasaportën gjermane, se më është kërkuar ta lëshoj nënshtetsinë shqiptare
Lexo po ashtu
Edona James: Unë nuk e kam marrë pasaportën gjermane, se më është kërkuar ta lëshoj nënshtetsinë shqiptare
Në një ndër postimet e saj të fundit, Edona ka ndarë me ndjekësit në Instagram një fotografi që e gjen në një ambient klubesh, duke u përqafuar ngrohtësisht me Hamëz Jasharin, të birin e Bekim Jasharit.
Foto: Edona James/InstaStory
Ky moment i ndarë ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe ka shpërndarë një valë komentesh dhe reagimesh në rrjetet sociale.
Edona ka rezultuar e katërta në finalen e madhe të premten, pasuar nga Shqipe Hysenaj në vend të tretë, Blerando në vendin e dytë dhe Lumbardh Salihu – i cili u shpall fitues i BBVK 2.
















