Connect with us

Lajme

Durmishi: Katër vite BDI, Jetoni e Talati u morën vetëm me marrjen e kompetencave në arsim

Publikuar

Besar Durmishi nga Lëvizja BESA në rrjetin social facebook ku akuzon BDI-në dhe Talatin.

“Katër vite BDI, Jetoni e Talati u morën vetëm me marrjen e kompetencave në arsim, për komunat më të suksesshme.

Për katër vite, investuan dhjetëra miliona euro në aparate për Kazino, e blenë SORAVINË, e zhillojnë EUROVINË, katër vite nxënësit pa libra, asnjë shkollë e re e ndërtuar në asnjë vendbanim shqiptarë.

E sot, kur këmbët u dridhen nga humbja që e ndjejnë, dalin me lopata për të mashtruar qytetarët në Sellcë se gjoja do ndërtojnë shkollë.

Nëse i kishin harxhuar paratë dhe mundin për shkolla e arsim, e jo për kazino e për bizneset private, arsimi më vend sot do të ishte në tjetër nivel dhe shkollat nuk do të ishin boshe.

E mira është se pas 8 majit, shkollën do e përfundojmë ne, sepse në të kundërtën shkolla e Sellcës do e kishte fatin e shkollës në Reçicë dhe të shumë shkollave tjera” – shkruan Besar Durmishi.

Advertisement