Connect with us

Kosovë

Dogana zbulon tekstil të kontrabanduar në vlerë prej 13 mijë eurosh në Prizren

Publikuar

Njësitet Antikontrabandë të Doganës, kanë arritur të zënë mall të kontrabanduar në rajonin e Prizrenit.

Bëhet fjalë për 1 mijë e 160 artikuj tekstil (veshmbathje), të cilët e kapin vlerën e 13 mijë eurove.

“Këto mallra po ashtu shkelin të drejtën e pronësisë intelektuale duke qenë marka të falsifikuara. Të gjitha mallrat janë konfiskuar derisa ndaj personave përgjegjës është iniciuar procedura kundërvajtës”, thuhet në njoftim.

Njësitet e Doganës së Kosovës po vazhdojnë përpjekjet e tyre për të zbuluar dhe ndaluar veprimtarinë e paligjshme të kontrabandës dhe për të mbrojtur interesat e ligjshme të vendit tonë.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK