Connect with us

Lajme

“Do ju vras të gjithëve”, kërcënohen me vrasje pjesëtarët e KFOR-it në Prizren

Publikuar

Pjesëtarë të KFOR-it janë kërcënuar me vrasje sot në fshatin Lubiçevë të Prizrenit,

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderin, Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit Shaqir Bytyqi.

Ai tha se njëri nga të dyshuarit është arrestuar derisa tjetri është i identifikuar dhe është në kërkim.

Me date 26.02.2024 rreth orës 10:10 policia ka marre informatën se ne fshatin Lubiqev dy persona të dyshuar i kane kanosur pjesëtaret e KFOR-it Italian të cilët ishin për vizite ne atë fshat. Patrulla policore ka dale në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar me karabinierët të cilët kanë deklaruar se për deri sa ishin duke qëndruar në një lokal aty në fshat, të dyshuarit afrohen fillimisht duke i ofenduar e me pas njeri nga te dyshuarit i ka kanosur me vrasje duke ju thënë ,se do shkoj në shtëpi të marr Kallashnikovin dhe do ju vras të gjithëve”, tha Bytyqi.

NA NDIQ NË FACEBOOK