Connect with us

Lajme

Dialogu me Serbinë, nesër Bislimi i raporton komisionit

Publikuar

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi nesër do të raportojë rreth dialogut me Serbinë.

Për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, Bislimi do të flas para anëtarëve të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Diasporë.

Mbledhja pritet të nis rreth orës 09:00.

Ky do të jetë rendi i ditës:

1.    Miratimi i rendit të ditës;
2.    Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mbajtur më 29.01.2024;
3.    Shqyrtimi i draft-planit të punës së Komisionit për sesionin pranveror 2024;
4.    Raportim i Zëvendëskryeministrit të parë z. Besnik Bislimi, lidhur me dialogun me Serbinë;
5.    Të ndryshme.

NA NDIQ NË FACEBOOK