Connect with us

Maqedoni

Çka po ndodh brenda ASH..?

Published

on

Shkruan Fitim Nuhiu

Krijimi i zërave kritik brenda partiak është i mirëseardhur për dinamikën demokratike të një partie, mirëpo me kusht që ato zëra të kontribuojnë dhe të shpiejnë drejt qëllimeve dhe synimeve dhe objektivave bazë që partia i ka vënë vetes dhe që i ka premtuar votuesit (për përfaqësimin e një shtrese të caktuar sociale), etj.

Ditët e fundit që po shohim, ndarjet dhe përçarjet brenda partiake, pra në partinë “Aleanca për Shqiptarët” në Maqedoninë e Veriut, krijimi i dy taboreve, është sa mjeruese, neveritëse aq edhe denigruese sepse nuk është që i kontribuon një dinamike progresive brenda partiake, klasës mbarëpolitike, e aq më pak shoqërisë.

Hendeku që është krijuar brenda kësaj partie, (pa mos i hyrë detajeve, kush është në të drejtën dhe të vërtetën) nuk është diçka e zakonshme për një parti mirëfilli, sepse po shohim lëvizje dhe tronditje bazike, ndarja është e thellë, nuk respektohen organet brenda partiake, hierarkia që supozohet të ketë një mekanizëm partiak. Injorimi struktural që po ndodh brenda kësaj partie (edhe pse ka pasur edhe raste të tjera të tilla, nënkuptoj në MV) na lë të nënkuptojmë që qysh në fillet e saj diçka ka shkuar keq brenda strukturës bazike të kësaj partie.

Postimet në rrjetet sociale (se kush është me njërin krahë e kush me tjetrin, kush më i forti e më i drejti… e bla bla…) dhe deklarimet publike që bëjnë përfaqësuesit e njërit tabor sa përfaqësuesit e taborit tjetër na lënë të nënkuptojmë se këtu nuk po flitet për diçka dinjitoze, për përfaqësim konstruktiv qytetar, por po flitet për ego personale, për krijimin e kultit të individit, po flitet për “ngasjen e kuajve” se kush do ta fitojë garën që të jetë njëshi, që të drejtojë këtë parti të vogël shqiptare, por që është dëshmuar se është edhe e rëndësishme në kalkulimet e proceseve politike që po ndodhin në qeverisjet e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Sidoqoftë, mendoj se ka ardhur koha që edhe politika të respektojë hierarkinë e vlerave dhe mekanizmave struktural që supozohet të ketë, të respektojë mendimet dhe vendimet që duhet të merr në koordinimin e vet brenda organeve të saj dhe të mos ushqejë kultin e individit (ashtu tha lideri ynë edhe pikë…) sepse nga kjo gjë historia na ka dëshmuar vetëm ligësi dhe regres.

Gjithashtu duhet që ta respektojë edhe qytetarin, gjegjësisht votuesin e vet, që ta informojë se çka po ndodh, që të ketë debat mirëfilli brenda partiak, e më pas pse jo edhe debat publik për informimin e opinionit, debat ku duhet të ‘përplasen’ dhe të shtjellohen problemet që kjo parti ka ardhur deri në atë pikë dhe të shpjegohen ndasitë dhe paqartësitë, thjesht të jenë transparent për opinionin publik sesi qëndron një çështje e caktuar, gjegjësisht kjo ndasi dhe përçarje aktuale, sepse fundi fundit ia kanë obligim votuesve, gjegjësisht qytetarëve.

Maqedoni1 hour ago

Qoku: Nuk mbështesim asnjë vendim të Gjykatës Kushtetuese që mbivoton anëtarët shqiptarë të gjykatës

Lajme1 hour ago

Abdixhiku: Përgjigje monumentale në Vjenë për ringritjen e djathtë kombëtare, thirrje për ndryshim të madh politik në Kosovë

Lajme1 hour ago

Adnan Azizi: Teatri i BDI-së para Gjykatës Kushtetuese, skenar i sajuar nga padronët e Aliut, Gruevski dhe Radojçiq

SKENA1 hour ago

“Në shtëpi ra bomba…”, Bieta Sulo flet për “përballjen” me prindërit pasi mësuan historinë me Albanin

Maqedoni1 hour ago

Mickoski: Asgjë nuk do të ndodh me 11 dhjetor! Opozita dëshiron tensione dhe ndarje etnike! Edhe BDI e din se nuk do të ndodh asgjë

Lajme2 hours ago

Kurti shfaq video që tregon mënyrën se si ishte organizuar sulmi me rreth 20 kilogramë eksploziv në Ibër-Lepenc

Maqedoni2 hours ago

Aeroplani qeveritar ka defekt që nga 3 dhjetori, riparohet me pjesë të përdorura sepse më nuk prodhohen të reja për serinë “LearJet 60”

Lajme2 hours ago

Befasi: Albin Kurti kandidati i vetëm për kryeministër nga VV’ja

Maqedoni2 hours ago

Fronti Europian prezanton nismën “Roja për gjuhën”! Ademi: Ditë e natë do të qëndrojmë para Gjykatës Kushtetuese, deri në seancën mbi Ligjin për Gjuhët

Lajme2 hours ago

Haradinaj mban nesër konferencë për media, nuk dihet arsyeja

Bota3 hours ago

Turqia ofron ndihmë për garantimin e sigurisë në Siri

Maqedoni3 hours ago

Mbi 700 produkte do të jenë pjesë e masës “Shporta e Vitit të Ri”

NA NDIQ NË FACEBOOK