Connect with us

Lajme

Çështja e Dinarit/ Richard Grenell kritikon Kurtin se po e humb mbështetjen e ambasadorit Rohde

Publikuar

Richard Grenell, ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë – Serbi ka goditur përsëri kryeministrin, Albin Kurti. Kësaj radhe, Grenell ka komentuar reagimet e zyrtarëve gjerman lidhur me çështjen e dinarit dhe qendrimet e Qeverisë së Kosovës.

Grenell, ka thënë se Kurti po e humb mbështetjen e Ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

E dini është keq për Albin Kurtin kur i humb përfaqësuesit gjermanë në vendin e tij” ka shkruar Grenell.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar sot në lidhje me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e disa komunave paralele të Serbisë në vend.

Sipas tij, veprimet e njëanshme të Kosovës “vetëm sa i hedhin benzinë zjarrit”.“Përsëri, unë e mbështes plotësisht këtë deklaratë! Masat e njëanshme vetëm sa i hedhin benzinë zjarrit dhe janë pikërisht e kundërta e uljes së tensioneve”, shkroi Rohde.

NA NDIQ NË FACEBOOK