SKENA
Bebe Rexha përshëndet me “Selam Aleykum” publikun në Arabinë Saudite: Jam shqiptare e lindur në New York nga prindër myslimanë

Artistja shqiptare me renome ndërkombëtare, Bebe Rexha, ditë më parë ka performuar në festivalin e famshëm “Beast Balas” në Arabinë Saudite.
Ajo ka dhuruar spektakël teksa ka interpretuar një sërë hitesh nga karriera e saj, para një turme të madhe fansash në Jeddah.
Dje i ke larë flokët, tashmë janë të yndyrshme? Kështu flokët qëndr…Nëse një mace tregon shenja të ftohjes dhe ka ulcera në gojë dhe hu…Një shenjë e zgjimit shpirtëror: Çfarë do të thotë kur ëndërroni pë…Bontoni në tavolinë: Katër ushqime të cilat i hamë në mënyrë të gab…Van Persie vendosi ta tregoi publikisht arsyen e vërtetë të largimi…
E teksa po bënte një pauzë të shkurtër, 34-vjeçarja, në një moment entuziazmoi audiencën, duke thënë disa fjalë në gjuhën arabe si “Selam Alejkum” dhe “Mashallah”.
Foto: Bebe Rexha/Instagram
“Selam Aleykum, si po ia çoni? Mashallah, Mashalla. Unë jam rritur në New York City, jam lindur në Brooklyn nga prindër shqiptarë myslimanë”, tha Bebe Rexha në skenë.
Nuk e fitoi çmimin ‘Grammy’ as këtë vit edhe pas katër nominimesh, Bebe Rexha: Unë jam vet çmimi
Lexo po ashtu
Nuk e fitoi çmimin ‘Grammy’ as këtë vit edhe pas katër nominimesh, Bebe Rexha: Unë jam vet çmimi
Në atë moment, turma e madhe shpërtheu me brohoritje dhe duartrokitje të shumta për këngëtaren shqiptare, e cila ka kapur majat e suksesit në muzikën botërore.
Kjo nuk është hera e parë që Rexha performoi në Arabinë Saudite, pasi në dhjetor ajo ishte prezente edhe në stadiumin “King Abdullah Sport City” në Jeddah, për të kënduar himnin zyrtar të Kampionatit Botëror për klube.
















