Connect with us

Lajme

Avdyli kujdeset për deklaratën më komike të ditës, ka të bëjë me sanksionet

Publikuar

më

Deputeti i Listës “Guxo”, Haxhi Avdyli, ka befasuar me deklaratën e dhënë sot në Kuvendin e Kosovës për sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj shtetit të Kosovës.

Avdyli deklaroi se masat ndëshkues të BE’së nuk kanë dhënë kurrfarë efekti, derisa i quajti fiktive.

“Sa i përket sanksioneve, ne në Kosovë absolutisht nuk… këto sanksione nuk janë duke dhënë kurrfarë efekti. Më shumë janë sanksione fiktive sepse Kosova është duke bërë marrëveshje, Kosova është duke vizitu shtete dhe akterë të lartë politikë që janë duke ardhë në Kosovë dhe absolutisht këto sanksione nuk janë çështje që janë duke ndikuar drejtpërdrejt në Kosovë”, tha Avdyli.

Tutje, deputeti tha se dëmi që është shkaktuar nga sanksionet e BE’së është i vogël krahasuar me sukseset e Kosovës.

“Sidoqoftë, rezultatet e Kosovës janë shumë më të mëdha sesa dëmi i sanksioneve të cilat ju i përmendni”, tha ndër tjerash ai.

Por, këtë mendim nuk e kishte lideri kosovar, Albin Kurti, i cili komuniteti i biznesit dhe shërbimet shtetërore po vuajnë nga sanksionet e vendosura.

“Është e vërtetë që ne po vuajmë për shkak të këtyre sanksioneve. Kryesisht komuniteti ynë i biznesit, por edhe shërbimet shtetërore. Për shembull, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit është ngrirë, megjithëse ne e kemi përmbushur atë në 69 për qind. Huat dhe grantet si dhe financimet nga fondet e Bashkimit Evropian janë gjithashtu në rrezik. E gjithë kjo u ndërpre. Prandaj, heqja e këtyre masave ndaj Kosovës do të ishte vërtet e mirëseardhur dhe vendim i drejtë i Bashkimit Evropian”, pati deklaruar Kurti.

Kujtojmë se, Qeverisë së Kosovës i ishin komunikuar masat ndëshkuese qysh më 28 qershor 2023, si pasojë e vlerësimit të BE-së se Kosova nuk ka ndërmarrë hapat e kërkuar për uljen e tensioneve në veri.

Tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, hynë në ndërtesat komunale nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.

Serbët kundërshtuan këtë dhe që atëherë po zhvillojnë protesta duke kërkuar tërheqjen e kryetarëve të rinj dhe të njësive speciale policore.

Bashkësia ndërkombëtare i ka paraqitur Kurtit tri kërkesa kryesore: qetësimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore dhe rikthimin në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Maqedoni1 minute ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri31 minutes ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme2 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni3 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri3 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme4 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni5 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Shqipëri5 hours ago

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

Kosovë5 hours ago

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Lajme6 hours ago

Krejt Kosova UÇK – Në qytete të ndryshme protestohet njëkohësisht kundër verdiktit të Speciales

Maqedoni8 hours ago

Gjyqtarët kushtetues nga 1 tetori do të marrin paga më të larta

Maqedoni8 hours ago

Mexhiti: Disa miqësi i ndërton diplomacia. Disa të tjera i vulos historia…

NA NDIQ NË FACEBOOK