Kosovë
Kurti shfrytëzoi si asistente partneren e koalicionit, Donika Gërvallën
Përkundër që zyrtarisht janë partnerë koalicioni, Gërvalla pati dje një rol krejtësisht tjetër. Ishte asistente e partnerit të madh të koalicionit, Albin Kurtit. Për disa çaste, mbrëmë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Gërvalla luajti rolin e asistentes së kryeministrit.
Ndonëse, Gërvalla mbanë postin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme, në seancë u duku më shumë sikur asistente.
Ajo, fillimisht ia dorëzoi disa dokumente kryeministrit Kurti, e pastaj shihet teksa ulet në karrigen prapa tij.
Me tu mbyllur mbledhja, sërish Kurti shihet duke ia dorëzuar këto dokumente ministres Gërvalla, e cila pastaj ia jep në duar një gruaja, që më shumë gjasë ishte pjesë e stafit të Kosovës në KS të OKB-së.
Pjesë e ekipit të Kurtit në këtë seancë ishte edhe anëtari i kabinetit të tij, Blerim Reka./Insajderi