Connect with us

Kosovë

Zjarri kaplon një vilë në Kaçanik, Policia nis hetimet

Publikuar

Një zjarr i madh ka përshirë një vilë në fshatin Strazhë të Kaçanikut dje pasdite, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale, teksa nuk raportohet për persona të lënduar.

Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast ekipi i zjarrfikësve kanë lokalizuar dhe kanë shuar në tërësi zjarrin.

Ndërkohë Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në kuadër të veprimeve hetimore është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit një 23-vjeçar, i cili në momentin kritik kishte qenë duke pastruar vilën në fjalë.

Bazuar në dëshminë e tij, gjithçka ka ndodhur pasi zjarri që ishte i ndezur në oxhakun brenda shtëpisë, ka përfshirë edhe hapësirën përreth.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Incident zjarri’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK