Connect with us

Maqedoni

VMRO-ja nuk do ta mbështesë Talat Xhaferit për kryeministër teknik

Publikuar

më

Më 28 janar Maqedonia do të ketë kryeministër të ri dhe qeveri teknike. Talat Xhaferi do të jetë kryeministër teknik, sipas marrëveshjes mes LSDM dhe BDI, në 100 ditët e fundit të kësaj përbërjeje qeveritare, kryeministri të jetë shqiptar. Roli i qeverisë teknike do të jetë që e njëjta të organizojë zgjedhje të drejta dhe demokratike që do të mbahen më 8 maj, bashkë me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Edhe pse LSDM para disa ditësh i publikoi emrat e kandidatëve të tyre, nga VMRO-DPMNE ende pa vendim. Pritet që emrat të publikohen pas 11 janarit.

“Më 11 janar do të mblidhet komiteti ekzekutiv dhe komiteti qendror, do të bisedojmë mbi këtë temë, në ditët në vijim do të dihen emrat”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Do të marrin pjesë në qeverinë teknike por nuk do të votojnë në Kuvend. Mickoski tha se Talat Xhaferi nuk e meriton përkrahjen e VMRO-DPMNE-së.

“A do të votoni për qeverinë teknike ose këtë do t’ua lëni LSDM-së dhe BDI-së?
-Jo, jo… Qëndrimi im është i qartë, këtë qëndrim do ta prezantoj në komitetin ekzekutiv dhe qendror. Talat Xhaferi nuk e meriton përkrahjen e VMRO-DPMNE-së dhe do të përmbahemi nga votimi”, shtoi Mickoski.

Në dhjetor të vitit të kaluar, si i ftuar në ClickPlus në TV21, Talat Xhaferi në lidhje me kundërshtimet që ai të jetë kryeministër në 100 ditët e fundit të qeverisë, tha se ka pasur reagime të ngjashme edhe kur ishte propozuar për Ministër të Mbrojtjes në Qeverinë e VMRO-DPMNE-së, e udhëhequr nga Nikolla Gruevski, ndërsa shtoi se ka pasur reagime edhe kur ishte i propozuar për kryetar të Kuvendit.

“VMRO-ja e ka gëlltit 2013 që Talat Xhaferi të jetë Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Nikolla Gruevskit e udhëhequr po prej kësaj VMRO-je”, u shpreh Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit.

Sa i përket LSDM-së, propozimet e tyre për ministra dhe zëvendësministra në qeverinë teknike, tashmë janë bërë të ditur. Mitko Bojmacaliev, shefi aktual i kabinetit të ministrit Oliver Spasovski u zgjodh për kandidat për zëvendës ministër shtesë të punëve të brendshme, Sllavica Gërkovska është kandidate për zëvendëskryeministre për politika dhe qeverisje të mirë, ndërsa kandidatë për zv/kryeministra për çështje ekonomike dhe europiane janë Fatmir Bytyqi dhe Bojan Mariçiq.

Bordi qendror i LSDM-së i zgjodhi ministrat aktuale për kulturë, mjedisi jetësor, bujqësi, pylltari dhe ekonomi të ujërave, për transport dhe lidhje, mbrojtje, përkatësisht, Bisera Kostadinovska Stojçevska, Kaja Shukova, Lupço Nikollovski, Bllagoj Boçvarski dhe Sllavjanka Petrovska, për të vazhduar në pozitat e tyre edhe në qeverinë teknike.

Maqedoni32 minutes ago

Agim Islami me shëndet të rënduar! Dauti kërkon trajtim më serioz, druhet nga përsëritja e rastit të Rexhail Qerimit

Lajme53 minutes ago

Gruda për Ligjin e Speciales: S’ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje të tij

Maqedoni53 minutes ago

Gjykatat në krizë të thellë, gjyqtarët alarmojnë: Reformat mbetën vetëm në letër

Shqipëri1 hour ago

Raporti/ Në 9 muaj Doganat humbën 63.4 milionë euro nga kursi i këmbimit, çmimi i lartë i karburantit rriti të ardhurat!

Lajme2 hours ago

Daut Memishi viziton stadiumin e Nerashtit, Komuna e Tearcës do të mbështesë projektin

Lajme2 hours ago

Lehtësohen procedurat për viza në Arabinë Saudite për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

Kosovë2 hours ago

Avokati Bajraktari shpjegon procedurat pas kthimit në Kuvend të Ligjit për Specialen

Shqipëri4 hours ago

Pasi heshtën për djegien e Gjykatave dhe institucioneve, prokurorët reagojnë pas deklaratave të Ballës: Aludimet për lidhje politike, rrezikojnë të cenojnë pavarësinë

Lajme4 hours ago

Valbon Limani në Forumin e Karrierës ’26 – “NextGen CareerUp”: Komuna e Gostivarit mbetet e përkushtuar ndaj fuqizimit të rinisë!

Kosovë5 hours ago

Gani Gecit i përkeqësohet gjendja shëndetësore në Burgun e Pejës, familja jep detaje

Maqedoni5 hours ago

Për herë të parë në Shuto Orizare valëvitet flamuri kombëtar shqiptar!

Maqedoni5 hours ago

Dy peshkopë maqedonas drejt Moskës, vizitë në kohën e tensioneve me Rusinë

NA NDIQ NË FACEBOOK