Connect with us

Maqedoni

U shkarkua Teuta Llalla, Jeton Kamberi në krye të Gjimnazit të Tetovës

Publikuar

më

Gjimnazi i Tetovës “Kiril Pejçinoviq” nga sot ka drejtor të ri. Teuta Llalla është shkarkuar dje nga posti i drejtoreshës ndërsa sot Këshilli i Shkollës ka përzgjedhur Jeton Kamberin si drejtor. Komuna e Tetovës thekson se zgjedhja e drejtorit të ri është bërë jo në baza politike ndërsa ish drejtoresha Llalla thekson se nuk është e njoftuar për këtë vendim pasi është në pushim vjetor, shkruan Portalb.mk.

Teuta Llalla u shkarkua dje nga ky post, siç sqarojnë nga Sektori i Arsimit për Portalb.mk për shkak të keqpërdorimeve financiare sipas propozimit të vjetër, që ajo u shkarkua edhe në maj të vitit 2022.

Valedin Ademi udhëheqës i Sektorit të Arsimit në Komunën e Tetovës për Portalb.mk sqaroi se pas shkarkimit të Llallës, Këshilli i Shkollës ka pasur në dorë përzgjedhjen e drejtorit të ri. Siç tha ai kjo përzgjedhje është bërë në jo në baza politike, pra këshilli ka vendosur dhe më pas e ka përcjellë me shkresë vendimin deri te komuna.

“Sot, Gjimnazi i Tetovës ka drejtor të ri. Jeton Kamberi profesor i lëndëve juridike, me përvojë 20 vjeçare do të udhëheq me Gjimnazin e Tetovës “Kiril Pejçinoviç”. Me dy kandidatë në garë, Jeton Kamberi ka fituar shumicën e votave nga Këshilli i Shkollës, pra, 48 vota”, informoi Ademi.

Në lidhje me këtë ndryshim kontaktuam tani më ish drejtoreshën Teuta Llalla, mirëpo ajo nuk ishte e informuar për shkarkimin e saj. Ajo për Portalb.mk tha se prej neve e dëgjon për herë të parë dhe se është në pushim vjetor.

“Prej datës 23 janar jam në pushim vjetor, me të drejtë ligjore më takon pushim vjetor dhe kam marrë disa ditë pushim vjetor. Nuk jam e njoftuar zyrtarisht për këto procese. Ju jeni i pari që ma konfirmoni lajmin. Aspak nuk jam e informuar, jam në pushim vjetor nga data 23 janar, tani çka ka ndodhur brenda natës nuk e di dhe po më vjen shumë interesant, nuk e di a ka të drejtë ligjore të më shkarkojë derisa jam në shfrytëzim të pushimit vjetor”, tha Llalla

Kujtojmë që me 16 janar 2023 Gjykata Administrative e RMV-së ia ktheu kompetencat e përgjithshme për gjimnazin e Tetovës “Kiril Pejçinoviq” kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasamit të cilat në korrik 2023 iu morën nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Portalb.mk pyeti se nëse pas këtij vendimi do e shkarkojnë drejtoreshën e gjimnazit, udhëheqësi i Sektorit të Arsimit në Komunë, Valedin Ademi u përgjigj kështu:

“Është fitore shumë e madhe kjo që ka ndodhur, ne si Komunë e Tetovës do ta respektojmë propozim vendimin e këshillit të shkollës i cili është organi më i madh vendimmarrës në atë institucion”, tha Ademi.

Problemi me kompentencat daton që në maj të vitit 2022 kur drejtoresha e gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” Teuta Llalla u shkarkua nga pozicioni i drejtoreshës nga ana e Komunës së Tetovës për keqpërdorime financiare. Shkarkimi i Llallës, sipas Inspektoratit Shtetëror të Arsimit (ISHA) ishte bërë në kundërshtim me ligjin. Më pas Ministria e Arsimit ia mori kompetencat kryetarit të Komunës për shkarkimin dhe emërimin e drejtorit në këtë shkollë, me çka Lalla u rikthye në punë si drejtoreshë. Ndërkaq, në korrik 2023 Ministria ia mori kompetencat Komunës së Tetovës për gjimnazin jo vetëm për emërim dhe shkarkim, por edhe për punët e përgjithshme. Si rezultat i marrjes së kompetencave dhe konfuzionit për atë se kush është përgjegjës për shkollën, gjimnazi disa herë ka mbetur pa rrymë.

Shqipëri1 hour ago

Pasi heshtën për djegien e Gjykatave dhe institucioneve, prokurorët reagojnë pas deklaratave të Ballës: Aludimet për lidhje politike, rrezikojnë të cenojnë pavarësinë

Lajme2 hours ago

Valbon Limani në Forumin e Karrierës ’26 – “NextGen CareerUp”: Komuna e Gostivarit mbetet e përkushtuar ndaj fuqizimit të rinisë!

Lajme2 hours ago

Gani Gecit i përkeqësohet gjendja shëndetësore në Burgun e Pejës, familja jep detaje

Maqedoni3 hours ago

Për herë të parë në Shuto Orizare valëvitet flamuri kombëtar shqiptar!

Maqedoni3 hours ago

Dy peshkopë maqedonas drejt Moskës, vizitë në kohën e tensioneve me Rusinë

Shqipëri3 hours ago

Vlora pa ujë, avari në rrjetin kryesor të furnizimit, po punohet për riparimin e defektit

Kosovë4 hours ago

Ish-shefi i stafit të Osmanit si presidente flet për një sondazh të freskët: LDK e AAK nën 10 %, PDK e VV s’kanë lëvizur

Lajme4 hours ago

Hoxha jep lajmin e mirë për kultivuesit e mollëve: Janë paguar rreth 149,5 milionë denarë për 1.934 fermerë

Maqedoni4 hours ago

Gjykatat në Maqedoni me mbi 134 mijë lëndë të pazgjidhura, vetëm 13 ankesa të pranuara

Bota4 hours ago

Mesazhi i fuqishëm i Salihut: “Mobilizim masiv këtë të diel – vota e çdo shqiptari numërohet!

Maqedoni4 hours ago

Iva Mihajllova do të gjykohet në mungesë, nuk është e kapshme për organet shtetërore

Maqedoni5 hours ago

Mickoski: Maqedonia e Veriut e ka merituar prej kohësh anëtarësimin në BE, presim mesazhe të forta

NA NDIQ NË FACEBOOK