Connect with us

Lajme

Sot pritet që KQZ-ja të miratojë fondin për subjektet politike për vitin 2024

Publikuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot pritet të miratojë fondin për subjektet politike për vitin 2024.

Mbledhja do të fillojë nga ora 13:30, thuhet në njoftim.

Në rend dite, pos çështjes së mjeteve për subjektet politike, është edhe shqyrtimi dhe miratimi i draft Planit Final të Prokurimit për vitin 2024. Pastaj shqyrtimi dhe miratimi i draft Planit të Punës për vitin 2024.

Gjithashtu, do të shqyrtohet dhe miratohet edhe draft Plani Final i Prokurimit për vitin 2024.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohet dhe miratohet ftesa nga ODIHR, për pjesëmarrje në konferencën “Shkëmbim Rajonal mbi Forcimin e Sistemeve dhe Praktikave Financiare të Fushatës” në Varshavë, si dhe do të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i ftesës së IFES, për takim online nga Rrjeti i Drejtësisë Zgjedhore për Evropën dhe Eurazinë.

The post Sot pritet që KQZ-ja të miratojë fondin për subjektet politike për vitin 2024 appeared first on Insajderi.

NA NDIQ NË FACEBOOK