Connect with us

Shëndetësi

Pse rritet temperatura në mbrëmje dhe a është e rrezikshme?

Publikuar

Sëmundja nuk është gjithmonë arsyeja, kontrolloni nëse i keni këto shprehi!

Temperatura e lartë e trupit tregon fillimin e sëmundjes, por pse është më e lartë në mbrëmje?

Temperatura e ngritur e trupit është një problem me të cilin përballen shumë njerëz këto ditë. Nëse jeni në mesin e tyre, atëherë duhet të keni vënë re se temperatura është më e lartë në mbrëmje sesa gjatë ditës.

Për shumicën e njerëzve, temperatura mesatare normale e trupit është rreth 37 gradë Celsius, 36.59 të jetë e saktë. Megjithatë, temperatura e lartë e trupit tregon fillimin e sëmundjes, por arsyeja nuk është gjithmonë vetëm ftohja, viruset apo gripi, transmeton Telegrafi.

Këto janë arsye të tjera të mundshme:

mënyra aktive e jetesës
marrja e ushqimit të nxehtë (temperatura rritet menjëherë pas ngrënies)
stresi
inhalimi i substancave dhe kimikateve të dëmshme
marrja e medikamente të caktuara
veshja me rroba shumë të ngrohta
konsumimi i alkoolit
larë në ujë të nxehtë


Situata e vetme kur temperaturën nuk duhet ulur me ilaçe – ndërkaq kjo është gjëja e parë që e bëni

Lexo po ashtu
Situata e vetme kur temperaturën nuk duhet ulur me ilaçe – ndërkaq kjo është gjëja e parë që e bëni

A është e rrezikshme temperatura e ngritur në mbrëmje?

Nëse temperatura e trupit “rritet” në mbrëmje, kjo mund të tregojë problemet e mëposhtme:

fillimi i një ftohjeje
lodhje kronike dhe rraskapitje
proces inflamator
▪ sëmundje të mëhershme

Temperatura fillon të “rritet” pasdite, sepse atëherë dobësohet mbrojtja e sistemit imunitar. Kur është i rraskapitur, mungesa e gjumit ose pas një sëmundjeje të rëndë, sistemi imunitar është i ndjeshëm, prandaj temperatura e trupit rritet.

Vitaminat dhe pushimi mund të ndihmojnë më së miri në shërim. /Telegrafi/

The post Pse rritet temperatura në mbrëmje dhe a është e rrezikshme? appeared first on Telegrafi.

NA NDIQ NË FACEBOOK