Lajme
Policia kap të dyshuarin për aksidentin në Stanovc ku vdiq një këmbësor


Policia ka arritur ta identifikojë dhe ta arrestojë të dyshuarin për aksidentin e mbrëmshëm në rrugën Mitrovicë-Prishtinë ku vdiq një këmbësor.
“Si rezultat i hetimeve intensive, hetuesit e Njësisë së Trafikut Rrugor, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin shoferin e automjetit transportues (kamion) i cili dyshohet për përfshirje në aksident trafiku me pasojë fataliteti i ndodhur dje me datën 5 janar 2024, rreth orës 16:43, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në fshatin Stanovc, ku ka humbur jetën viktima (këmbësori) mashkull kosovar”, njofton policia.
Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Sipas policisë viktima ishte i moshës 56 vjeçare i cili “dyshohet se është goditur nga një kamion në lëvizje, i cili nuk është ndaluar”.
The post Policia kap të dyshuarin për aksidentin në Stanovc ku vdiq një këmbësor appeared first on Insajderi.




















