Connect with us

Kosovë

Policia interviston imamin podujevas dhe axhën e 18-vjeçarit të vrarë pas deklaratave për hakmarrje

Publikuar

Policia e Kosovës në komunën e Podujevës ka intervistuar kryeimamin e këtij qyteti, Bekim Jasharin, si dhe Rrahim Fejzullahun, axha i të ndjerit, Lulzim Fejzullahu, lidhur me deklaratat për hakmarrje.

Dyshja janë intervistuar në cilësinë e të pandehurve.

Kjo pasi më 27 janar, Kryeimami i Podujevës, Bekim Jashari ka bërë të ditur se familja e të ndjerit, Lulzim Fejzullahut i ka dhënë një muaj besë familjes së dorasit.

“Rrahim Fejzullahu, mixha i të ndjerit Lulzim Fejzullahu, e nderoj Zotin e Kombin tonë me dhënie të besës (Një muaj nga sot ) për familjen e dorasit. Zoti e mëshiroftë Lulin, e bekoftë familjen e madhe të Rrahimit”, kishte shkruar Jashari në Facebook.

18 vjeçari Lulzim Fejzullahu ka vdekur të shtunën e 20 janarit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po trajtohej pasi ishte goditur me veturë e rrahur brutalisht për vdekje nga dy të mitur më 14 janar.

Të miturit A.A dhe E.K dyshohen për vrasje të rëndë dhe janë dërguar në paraburgim.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK