Connect with us

Maqedoni

Policia arrestoi 4 banorë të Reçicës së Kumanovës pas përplasjes së një dite më parë

Publikuar

më

Katër të arrestuar është bilanci i mbrëmshëm i përleshjes së banorëve të Reçicës së Kumanovës me Policinë. Nga MPB thonë se në pranga u vunë protestuesit, të cilët sulmuan zyrtarët policorë dhe nuk iu bindën urdhrit për zhbllokimin e rrugës regjionale Kumanovë-Reçicë. Banorët e këtij fshati u përleshën me policinë pasi nuk lejojnë që kamionët e Agjencisë së Veterinarisë të hynë në fshatin e tyre. Sipas banorëve fërkime me policinë kanë pasur edhe dy ditët e kaluara, pasi që në afërsi të vendbanimit të tyre po groposen një sasi e madhe e derrave të ngordhur nga sëmundja e Murtajës Afrikane.

“Me datë 6 Janar 2024, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë, duke vepruar sipas kërkesës së AUV-së për zbatimin pa probleme të konkluzioneve të shtabit të krizës të Komunës së Kumanovës, për largimin e menjëhershëm dhe të pa dëmshëm të derrave të asgjësuar nga Murtaja Afrikane, ka ndaluar 4 persona në fshatin Reçicë, të cilët kanë sulmuar fizikisht policët, dy prej të cilëve janë lënduar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj autorëve do të ngrihet kallëzim përkatës”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Banorët druajnë se ambienti i tyre do të kontaminohet dhe kundërshtojnë ashpër aksionin. Alsat kontaktoi me Agjencinë e Veterinarisë, nga ku thanë se kanë dhënë urdhër për asgjësimin e derrave të infektuar nga virusi që shkakton sëmundjen e Murtajës Afrikane te kafshët. Sipas këtij institucioni banorët nuk duhet të shqetësohen sepse ky virus nuk bartet tek njerëzit, kurse derrat janë marrë nga fermerët e fshatit tjetër të Kumanovës, Tromegjë. Agjencia e Veterinarisë tha se lokacionin e përcakton vet komuna dhe procesi i groposjes bëhet me dezinfektim përkatës.

“Agjencia e Ushqim dhe Veterinarisë nuk ka dijeni se pse kanë protestuar banorët e fshatit Reçicë të Kumanovës, sepse shërbimet inspektuese të AUV-së nuk kanë fare aktivitet atje. Groposja e derrave të ngordhura nga Murtaja afrikane dhe derrat e shpopulluar nga ferma në fshatin Tromegjë, ku 60 derra nga 660 kafshët kanë ngordhur së fundmi nga kjo sëmundje, bëhet në një lokacion në fshatin Rezhanovc, i cili për këtë qëllim është caktuar nga pushteti lokal. Pas rastit të fundit në fshatin Tromegjë, për momentin gjendja e sëmundjes në Kumanovë është stabile, gjegjësisht nuk ka vatra të reja të infeksionit. Aktivitetet për kontrollin dhe çrrënjosjen e sëmundjes po vijojnë në zonën mbrojtëse dhe mbikëqyrëse”, thonë nga Agjencia e Ushqim dhe Veterinarisë.

Në mbledhjen e fundit të shtabit të krizës në Komunën e Kumanovës janë marrë disa masa për parandalimin dhe frenimin e përhapjes së sëmundjes Murtaja afrikane te derrat. Në këtë drejtim, siç informon komuna, është rekomanduar që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë të marrë të gjitha masat e nevojshme mbrojtëse gjatë transportit nga shpërthimi i sëmundjes në vendin e caktuar për varrimin e derrave të ngordhur dhe të veprojë në përputhje me protokollet e punës gjatë kryerjes së groposjes. Por, banorët shprehen të revoltuar dhe paralajmërojnë që edhe të hënën do të mbajnë protestë në Reçicë. /Alsat.mk

Lajme1 minute ago

Mickoski paralajmëron arrestime të reja të ish funksionarëve, ja për çfarë vepra?

Maqedoni16 minutes ago

Alarm në Manastir: Mbi 4.000 bomba të zbuluara në ish-kazermën ushtarake, priten edhe mijëra të tjera!

Shqipëri46 minutes ago

Histori horror në Itali, i moshuari vret kushëririn me aftësi të kufizuara me një petull me krem, shkak trashëgimia 300 mijë euro!

Lajme2 hours ago

“Konferenca të mbahet jashtë” – Nesër thirret protestë para adresimit të Gërvallës e Sveçlës

Lajme2 hours ago

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Erald Delilaj drejt arrestit, kërkohet hetim nga SPAK

Religjion3 hours ago

A mund ta urrejë muslimani vëllain e tij nga gjaku?

Maqedoni3 hours ago

Rexhepi: Pushteti po paraqet komunën e Bërvenicës si betejë etnike, Mickoski: BDI për 20 vite nuk ka realizuar asnjë projekt në Bërvenicë

Shqipëri4 hours ago

Protestat, Zhupa akuza kryeministrit: Rama shton 630 punonjës në Policinë e Shtetit, nga frika e protestës studentore!

Lajme4 hours ago

Sigali i Ponarit mori 500 mijë € të sigurojë dhëmbët e vettingut dhe shëndetin e trupës

Lajme4 hours ago

Hoxha pret delegacionin nga Bosnja dhe Hercegovina, në fokus pjesëmarrja e kompanive vendore në panairin ZEPS 2027

Lajme5 hours ago

Zyrtare: Suspendohen 11 zyrtarë policorë në Pejë lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt

Lajme5 hours ago

Aktiviteti i OTP-së në Rusi ngre pikëpyetje edhe për Shqipërinë: çfarë rreziqesh mund të krijojë ekspozimi i grupit?

NA NDIQ NË FACEBOOK