Connect with us

Lajme

Plagosja në Tiranë, konflikti nisi në xhami

Publikuar

51-vjeçari Agim Lazaj fyente dhe bullizonte autorin Saimir Xhafa

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me plagosjen e Agim Jazaj nga Saimir Xhafa, jashtë xhamisë Xhura.

Sipas policisë, Jazaj ofendonte Saimir Xhafën, sidomos gjatë kohës para ose pas faljes në xhami. Sipas dëshmitarëve, ditën e ngjarjes fillimisht pati një konflikt brenda ambienteve të xhamisë dhe më pas situata doli jashtë kontrollit në ambientet e jashtme, ku Saimir Xhafa mori pistoletën dhe qëlloi 3 herë në drejtim të Jazajt, duke e plagosur në bark.

Hetuesit akoma nuk e kanë marrë në pyetje të plagosurin pasi nuk ka qenë në gjendje për të dëshmuar.

Dëshmia e tij pritet të ndihmojë hetuesit për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ndërkohë, autori Saimir Xhafa akoma nuk është lokalizuar nga policia për t’u arrestuar, pavarësisht se janë bërë disa kontrolle.

Klan News

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK