Lajme
Osmani uron mbretin e ri të Danimarkës, Frederikun X


Presidentja e Kosovës ka uruar mbretin e ri të Danimarkës, Frederikun X.
Osmani përmes një postimi ka thënë se Kosova i bashkohet popullit të Danimarkës për të ndërtuar trashëgiminë e shërbimit të përjetshëm në mbretëri.
“Urimet tona të përzemërta madhërisë së tyre Mbretit Frederik X dhe Mbretëreshës Mari për ngjitjen e tyre në fronin e Danimarkës. Le ta udhëheqin vendin e tyre drejt sukseseve të reja. Ne i bashkohemi popullit të Danimarkës për të nderuar trashëgiminë e shërbimit të përjetshëm të Mbretëreshës Margrethe II”, shkroi Osmani.





















