Connect with us

Lajme

Operacioni “fshesa”- Google i largon një mijë punëtorë nga puna

Publikuar

më

Kompania e motorit të kërkimit ‘Google’ ka njoftuar se ka larguar një mijë punëtorë nga puna.

Sipas mediumit për teknologji ‘The Verge’, këta punëtorë ishin nga ekipet e inxhinierisë dhe Google Assistant, përcjell Gazeta Insajderi.

“Një numër i ekipeve tona bënë ndryshime për t’u bërë më efikas dhe për të punuar më mirë. Disa ekipe po vazhdojnë të bëjnë ndryshime organizative, të cilat përfshijnë largimin e roleve në nivel global”, ka thënë zëdhënësja e kësaj kompanie, Courtenay Mencini.

Kompania amë e Google, Alphabet punësoi 182,381 punonjës që nga 30 shtatori 2023. /Insajderi.org/

NA NDIQ NË FACEBOOK