Connect with us

Lajme

Olluri: Qeveria Kurti po mbron njerëzit e akuzuar për korrupsion

Publikuar

Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri ka komentuar raportin e “Transparency International”, ku Kosova renditet e 83’ta. Ai tha se Qeveria Kurti e mbron korrupsionin.

Olluri ka deklaruar në Pressing se Qeveria Kurti që tri vite qeverisje është duke e mbrojtë korrupsionin.

Kritikat dhe lëvdatat për këto rënditje i marrin gjithmonë qeveritë. Kjo qeveri ka ndiku për më mbrojtë korrupsionin tash e tri vite, është hera e parë që një qeveri dhe një kryeministër bashkë me ministrat e tij, në foltore të kuvendit mbron njerëzit e akuzuar për korrupsion”, u shpreh Olluri.

Tutje, Olluri tha se nuk ka ndodhur më parë që një kryeminstër të mbrojë një njëri që është në burg.

Ai përmendi rastin e kuzhinierin personal të Kurtit, Ridvan Muharremi i cili u arrestua dhe dyshohet se ka gisht në skandalin e Qeverisë Kurti për rezervat shtetërore dhe të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, të cilit i kanë ngritur kallëzim penal nën dyshimin për shmangie tatimi, më pas hetimit janë zgjeruar edhe për shpërlarje të parave.

Dmth në këtë vend, kurrë njerëzit e arrestuar me pranga në duar nuk janë mbrojtë prej ministrave e kryeministrave. Po flas për z.Ridvan Muharremi, mikun e z.Kurtit, kuzhinierin e tij personal”, u shpreh ai.

Nuk ka ndodhë as prej Isa Mustafës, as Hashim Thaçit, as Kadri Veselit, e as prej asnjë kryeministri. Njeri që është në burg me u mbrojtë prej kryeministrit, është hera e parë që një kryeministër e mbron një njeri që gjendet prapa grilave, në qeli. E ke pas rastin e Martin Berishajt, janë linçu opozitarët dhe çdokush që e ka kritiku qeverinë lidhur me mbrojtjen që ja kanë bë Martin Berishajt, nuk ka pas mbrojtje kaq masive për me mbrojt një person të zhytyr në korrupsion”, tha Olluri.

NA NDIQ NË FACEBOOK