Connect with us

Maqedoni

Një person nga Prilepi humb jetën duke drejtuar veturën

Publikuar

Nga MPB kanë njoftuar se një banor nga Prilepi ka ndërruar jetë dje pasi është sëmurë duke vozitur veturën e tij. Në konsultim me prokurorin publik, trupi i pajetë i të ndjerit i është dorëzuar familjes.

“Dje në ora 18:30 në SPB Manastir është raportuar se në rrugën rajonale Manastir-Prilep në afërsi të vendit të quajtur Xhafericë i I.S.(67) nga Prilepi derisa ishte duke drejtuar automjetin e pasagjerëve të markës “Suzuki” me targa të Prilepit është sëmurë dhe mjeti ka dalë nga rruga. I.S. ka ndërruar jetë në vend, vdekjen e ka konstatuar mjeku i urgjencës mjekësore”, thonë nga MPB.

NA NDIQ NË FACEBOOK