Sport
Në Angli të fiksuar pas “yllit” të Feyenoordit, katër klube londineze pas tij

Santiago Gimenez është një nga emrat më të kërkuar në merkato. Sulmuesi meksikan vijon të konfirmohet shumë mirë me Feyenoordin në Eredivisie dhe Europë.
Sezonin e kaluar shënoi 23 gola në të gjithë kompeticionet, duke dhënë një kontribut të madh në rikthimin e skuadrës nga Roterdami te titulli kampion pas 6 vitesh.
22-vjeçari i lindur në Buenos Aires, po shkëlqen edhe në sezonin e dytë me Feyenoordin, teksa kryeson renditjen e golashënuesve në kampionatin holandez me 19 gola. Ndërkohë që shënoi edhe 2 gola në grupet e Champions League.
Lexo edhe:
- Djali i legjendës: E di kush ma vrau babanë, do të luftoj për drejtësinë
- Nuk jep shenja jete në Arabi, Benzema mund te bëhet partner i Brojës në sulmin e Chelsea-t
- “Nxiti urrejtje dhe armiqësi”, arrestohet futbollisti izraelit në Turqi
- Një ish-kapiten verdhekuq për të zëvendësuar Mourinhon
Katër klube angleze po punojnë për ta transferuar në Premier League. Arsenali mbi të gjithë, por edhe Chelsea, pavarësisht se “Blutë e Londrës” janë fokusuar tek arritja e një akordi me Karim Benzema.
Gimenez, autor i 24 ndeshjeve dhe 4 golave me kombëtaren meksikane, pëlqehet shumë edhe nga West Hami dhe Fulhami, dy klube të tjera të kryeqytetit anglez. Feyenoordi kërkon të paktën 40 mln paund për ta lënë të lirë.





















