Connect with us

Lajme

Ministri malazez: Do të vazhdojmë të dërgojmë ushtarë në Kosovë

Publikuar

Ministri malazez i Mbrojtjes Dragan Krapoviq ka thënë se Mali i Zi do të ketë një prani të shtuar në pjesën lindore të aleancës së NATO-s.

Ai përmendi se do dërgojnë ushtarë edhe në Kosovë.

“Ne do të kemi ushtarë në Letoni dhe Bullgari, por do të vazhdojmë të dërgojmë ushtarë në Kosovë dhe Irak. Sa i përket agresionit rus kundër Ukrainës, ne do të dërgojmë ushtarë në përputhje me detyrat e reja të NATO-s,  tha ai në një konferencë të përbashkët për shtyp me admiralin Rob Bauer, Kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s dhe Këshilltar për Çështjet Ushtarake të Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg.

Ai mes tjerash deklaroi se siguria dhe stabiliteti i Ballkanit Perëndimor janë të rëndësishme për Malin e Zi.

Krapoviq theksoi se takimi i sotëm me Bauer është një mundësi tjetër për të demonstruar përkushtimin e Malit të Zi për anëtarësim në NATO, raporton media malazeze “Vijesti.

NA NDIQ NË FACEBOOK