Connect with us

Lajme

Mashtrimi me leje nga Ministria e Mjedisit, Zemaj: Na vinin në Deçan për kauza të rreme e mashtrime për mbrojtjen e Grykës së Deçanit

Publikuar

më

Deputeti nga komuna e Deçanit, Armend Zemaj ka reaguar lidhur me paditë që disa OJQ për mjedisin kanë bërë ndaj Ministrisë së Mjedisit për dhënien e lejes ujore e mjedisore kompanisë “Kelkos” për hidrocentralin “Lumbardhi” në Deçan.

Sipas deputetit që vie nga kjo anë, ky është mashtrimi i radhës i Qeverisë Kurti që i doli në shesh, shkruan Gazeta Insajderi.

“Ashtu siç bënin për pronat tek manastiri ashtu siç bënin për demarkacionin ashtu siç ja humbën Kosovës shumë vite në proceset integruese ashtu siç e pësoi rinia, shteti dhe ekonomia nga mashtrimet e propaganda, ashtu kësaj radhe ja na doli edhe një sihariq tjetër i pushtetit mashtrues të Kurtit”, ka shkruar Zemaj.

Zemaj thotë se qeveritarët e tanishëm mashtruan popullin dhe ndërtuan kauzë se janë për mbrojtje të Grykës së bukur të Deçanit.

“Na vinin në Deçan here njëri e herë tjetri, por pos që e shijonin peizazhin e bukur, e bënin kinse po kundërshtonin shkatërrimin e natyrës, duke akuzuar për krim të organizuar e privatizim kriminal, ku gjeten edhe njerëz të vullnetit të mirë dhe ndërtuan kauzë se janë për mbrojtje të Grykës së bukur të Deçanit”, vijon tutje reagimin Zemaj.

Organizatat mjedisore “Pishtarët”, “Gjethi” dhe “EcoZ”, kanë dorëzuar këtë të enjte padi kundër Ministrisë së Mjedisit, pasi sipas tyre ky dikaster i ka dhënë fshehurazi leje mjedisore kompanisë Kelkos.

Sipas këtyre tri organizatave joqeveritare, një vit më parë ministri i Mjedisit, Liburn Aliu ka mbajtur takime të fshehta me Kelkos dhe pas takimeve, kjo kompani ka marrë leje ujore dhe mjedisore për hidrocentralin “Lumbardhi” në Deçan.

Kelkos-i ka bërë investimin e parë në Grykën e Deçanit, kur në vitin 2009 ka blerë një hidrocentral ekzistues.

Që nga fillimi i ndërtimit të hidrocentraleve, në vitin 2014, aktivistët dhe banorët lokalë kanë ngritur zërin për dëmet që i janë shkaktuar lumit dhe zonës përreth.

The post Mashtrimi me leje nga Ministria e Mjedisit, Zemaj: Na vinin në Deçan për kauza të rreme e mashtrime për mbrojtjen e Grykës së Deçanit appeared first on Insajderi.

Shqipëri2 minutes ago

Von der Leyen nis nga Tirana turin në Ballkan: Zbardhet agjenda e vizitës në katër vendet e rajonit

Lajme1 hour ago

Kurti njofton se është arritur marrëveshja për “Koalicionin Shqiptar” për zgjedhjet në Serbi

Maqedoni2 hours ago

Elezi: Qeveria stabile, por ka bisedime me eksponentë të opozitës! Pollozhani: Nuk ka mosmarrëveshje në AKI, VLEN defokuson opinionin

Shqipëri3 hours ago

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Lajme4 hours ago

Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK

Maqedoni5 hours ago

Ahmeti zbarkon në Prishtinë, takim me Hamzën pas Gjinit

Shqipëri6 hours ago

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Lajme7 hours ago

Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun

Maqedoni8 hours ago

Mbi 1 trilion dollarë ushqim hidhet, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Shqipëri8 hours ago

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Lajme9 hours ago

Dënimi i çlirimtarëve, Haziri: Nuk kemi besuar që drejtësia vjen në formën e padrejtësive

Kosovë9 hours ago

Albin Kurti njofton: Shqiptarët e Luginës bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi

NA NDIQ NË FACEBOOK