Connect with us

Lajme

Kurti pret në takim drejtoreshën e BERZh-it, flasin për projektet e 2024’ës

Publikuar

Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin Hekuran Murati e kanë takuar drejtoreshën e përgjithshme të BERZH’it për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Charlotte Ruhe, Drejtorin e BERZH-it në Kosovë, Sergey Maslichenko si dhe zëvendësdrejtorin e BERZH në Kosovë, Arianit Blakaj.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për tetë projektet e Qeverisë së Kosovës që janë duke u zbatuar në bashkëpunim me BERZH’in.

Në takim u diskutuan tetë projektet aktuale që Qeveria e Kosovës është duke i zbatuar në bashkëpunim me BERZH, siç është projekti për efiçiencë të energjisë në ndërtesat publike në Komunën e Prishtinës dhe Prizrenit, projekti për trajtimin e ujërave të zeza në Komunën e Ferizajt si dhe projekti për ndërtimin e ngrohtores diellore.”

Gjithashtu, gjatë këtij takimi, u diskutuan disa nga projektet prioritare për vitin 2024, përfshirë ndërtimin e impianteve për trajtimin e ujërave të zeza në Podujevë, Gjilan dhe Mitrovicë, ndërtimin e rrugëve rajonale, projektin e sinjalizimit dhe telekomunikimit për Linjën 10 hekurudhore, si dhe projekte të tjera që fokusohen në sektorin e energjisë dhe atë të ujërave.”

Tutje, Kurti ka falënderuar përfaqësuesit e BERZH’it për mbështetjen, ndërkaq drejtoresha Ruhe e falënderoi Qeverinë për bashkëpunimin.

NA NDIQ NË FACEBOOK