Lajme
Kurti në 18 vjetorin e vdekjes së Rugovës: E kujtojmë për kontributin në ndërkombëtarizimin e ҫështjes së Kosovës


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova në 18 vjetorin e vdekjes së tij.
Kurti tha se e kujtojnë Rugovën për rolin e dhënë për shtetin e Kosovës.
“Sot në 18 vjetorin e ndarjes nga jeta e kujtojmë për rolin dhe kontributin në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe në kombëtarizimin e rezidencës së vjetër. Si shkrimtar shqiptar dhe si kritik letrar, presidenti historik Ibrahim Rugova e kuptonte si rrallë kush ndërlidhjen e përfaqësimit politik me kulturën popullore dhe kjo ishte tejet e vlefshme për rezistencën paqësore në vitet e 90’ta”, deklaroi Kurti.















