Connect with us

Lajme

Kur do të mbërrijnë raketat “Javelin” në Kosovë? Flet Ministri Maqedonci

Publikuar

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka folur se kur pritet të vijnë në Kosovë raketat ‘Javelin’.

Ai tha se tash është çështje e komunikimit me prodhuesin, pa përmendur ndonjë datë.

“Tash është çështje e komunikimit me prodhuesin. Për ne ka qenë shumë e rëndësishme pranimi i kërkesës nga Departamenti i Shtetit, pra kemi një periudhë goxha të gjatë që kjo kërkesë është shqyrtuar por nuk është pranuar dhe dërguar në Kongresin amerikan. Unë kam pasur rast që gjatë vizitës në dhjetor të takoj James O’Brien, ku njëra ndër pikat që kemi diskutuar ka qenë edhe përshpejtimi i procedurave për pranimin e kërkesës për Javelin, por edhe për aspekte tjera bashkëpunimi. Po ashtu kam diskutuar edhe në departamentin e mbrojtjes për Javelin dhe sistemet e armatimit por edhe bashkëpunimin e mëtejshëm me SHBA”, tha Maqedonci në T7.

Ai tha se kërkesa për të blerë Javelin është adresuar në mars të vitit 2022 dhe më 11 janar kjo kërkesë është pranuar nga Departamenti i Shtetit dhe është proceduar për në Kongresin amerikan. 

NA NDIQ NË FACEBOOK