Connect with us

Lajme

Kryediplomatja dorëzohet: Me njohje nuk matet suksesi i një shteti si Kosova

Publikuar

Ndonëse nëpër studio televizive, kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla kishte premtuar njohje të reja për Kosovën, tani duket se është dorëzuar. Njohjen e shtetit të Kosovës nuk po e sheh më si matës i rëndësishëm i suksesit, shkruan Gazeta Insajderi.

Sipas saj njohjet nuk janë elementi kryesor për të matur suksesin e shtetit.

Kemi një interesim tek numri i njohjeve. Kemi një situatë të komplikuar gjeopolitike në botë dhe kjo reflektohet edhe nga vullneti i shteteve që varen nga kjo. Njohjet janë të rëndësishme por njohjet nuk janë elementi kryesor që matet suksesi i një shteti si Kosova”, deklaroi ai në Tëvë1, përcjell Gazeta Insajderi.

Tutje, Gërvalla e përmend faktin se Kosova nuk ka pasur çnjohje duke u mburru me rikthimin e marrëdhënieve me Palaun.

“Çnjohje nuk kemi, kemi Rikthim të marrëdhënieve me Palaun”, u shpreh ajo./ Insajderi.org/

NA NDIQ NË FACEBOOK