Connect with us

Shëndetësi

Këshilla e ekspertëve për të hequr erën e hudhrës pas ngrënies

Publikuar

Hulumtuesit nga Universiteti i Ohios në Shtete të Bashkua, sugjerojnë se mënyra më e mirë për të hequr erën e keqe, është ngrënia e mollës.

Shkencëtarët kanë provuar ushqime të ndryshme, për hequr erën e hudhrës që kanë ngrënë – molla ka dalë të jetë më efektivja në neutralizimin e efektit të erës.

Enzimat e mollës, reagojnë me përbërësit e hudhrës, duke ia hequr erën, transmeton Telegrafi.


Zgjidhja për erën e keqe të hudhrës është pikërisht në frigoriferin tuaj

Lexo po ashtu
Zgjidhja për erën e keqe të hudhrës është pikërisht në frigoriferin tuaj

Çaji i gjelbër, spinaqi, majdanozi dhe menta e freskët, kanë dalë të kenë efekt neutralizues, sepse janë të pasura me polifenol, një antioksidant që reagon me përbërësit.

Qumështi, është një tjetër ndihmës hë heqjen e erës, sepse përmban shumë metil sulfit. Posaçërisht, qumështi i pasur me yndyrna.

Për efekt sa më të madh, hani hudhrën së bashku me ndonjërin nga këto ushqime. /Telegrafi/

The post Këshilla e ekspertëve për të hequr erën e hudhrës pas ngrënies appeared first on Telegrafi.

NA NDIQ NË FACEBOOK