Connect with us

Maqedoni

Iniciativë për shpalljen e malit Kozhuf park kombëtar

Publikuar

më

Kryetarët e komunave të Kavadarit, Gjevgjelisë dhe Demir Kapisë, Mitko Jançev, Andon Saramandov dhe Llazar Petrov, tetë shoqata të qytetarëve mjedisorë dhe alpinistë, me mbështetjen e profesorëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, nisën iniciativën për shpalljen e malit Kozhuf Park Kombëtar njoftuan iniciatorët.

Siç thuhet në njoftim, mali Kozhuf gjendet në territorin e komunave Kavadar, Demir Kapi dhe Gjevgjeli. Me një sipërfaqe prej 893 kilometra katrorë, është një nga malet e pakta në Maqedoni me florë, faunë jashtëzakonisht të pasur dhe unike, veçanti gjeologjike, burime ujore, veçori kulturore dhe historike me rëndësi kombëtare.

“Për arsye gjeopolitike, në tetë dekadat e kaluara, Mali i Kozhufit në mënyrë të pajustifikueshme ishte i përjashtuar nga kujdesi dhe interesi i shtetit për mbrojtjen dhe ruajtjen e tij. Nga veprimtaritë shkencore dhe kërkimore të kryera në dyqind vitet e fundit, është dëshmuar se mali i Kozhufit ka vlera të rëndësisë ndërkombëtare në shumë aspekte. Prandaj, kryetarët e komunave të Kavadarit, Demir Kapisë dhe Gjevgjelisë, së bashku me dhjetëra shoqata mjedisore dhe alpinistike, morën një vendim historik dhe nisën iniciativën për shpalljen e malit Kozhuf park kombëtar”, thuhet në njoftim.

Ata shtojnë se me shpalljen e malit Kozhuf Park Kombëtar, ky thesar i jashtëzakonshëm natyror jo vetëm që do të mbrohet, por do të kontribuojë edhe në një zhvillim dhe ngritje të madhe ekonomike dhe sociale të rajonit dhe të vendit në tërësi.

Nënshkruesit e kësaj nisme sqarojnë se në fillim të këtij viti do të fillojnë aktivitetet për përgatitjen e Studimit të Valorizimit të parkut kombëtar, i cili duhet të jetë gati në një periudhë 2 deri në 3 vjet. Më pas, studimi i dorëzohet Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe më pas Qeveria i dorëzon Kuvendit të Maqedonisë propozim për shpalljen e malit Kozhuf si park kombëtar.

Lajme11 minutes ago

Haradinaj e quan Kurtin “sundimtar”: Protestuesve u dha gaz lotsjellës e dajak

Maqedoni1 hour ago

“E mbanin për xhakete dhe e godisnin me boksa metalikë kryesisht në kokë, e pasonin si top” – dëshmia tronditëse e nënës së 13-vjeçarit të rrahur në Vlae

Shqipëri2 hours ago

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

Lajme3 hours ago

Kush janë organizatorët e protestës? Karamuço: Makinave të policisë u kanë vendosur GPS për të parë lëvizjet

Maqedoni4 hours ago

Tetovë: Rrahu vajzën e mitur dhe la pa përkujdesje foshnjën 10-muajshe, kallëzohet penalisht 33-vjeçarja

Shqipëri5 hours ago

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

Lajme6 hours ago

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë

Lajme6 hours ago

Durmishi: Paga mesatare neto arriti në 48.499 denarë, rritje prej 18,4% për dy vite

Lajme6 hours ago

Shasivari pas takimit me studentët: “Do të flitet shqip o taj”- kjo ndodhë për herë të parë pas 60 vitesh!

Maqedoni7 hours ago

Sela, Mickovskit: A mund ta dëshmojë me dokument se eshtë maqedonas?

Shqipëri7 hours ago

Bilanci i 8 ditë proteste: 310 të lënduar, mes tyre 191 punonjës policie dhe 88 protestues

Lajme8 hours ago

Ziadin Sela me kërkesë publike për Mickoskin: A mund ta dëshmojë me dokument se është maqedonas?

NA NDIQ NË FACEBOOK