Connect with us

Lajme

Fëmijët filmuan dhunën ndaj nënës, momenti kur Xhemal Loka e kërcënon

Publikuar

më

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Xhemal Lokën, bashkëshortin e 41-vjeçares Bedrie Loka, e cila u vetëvra në banesën e tyre mëngjesin e 2 janarit.

Përpara togave të zeza, babai i 4 fëmijëve mohoi akuzat.

Prokuroria nga ana tjetër thotë, se nga deklarimet e familjarëve të të ndjerës dhe nga këqyrja e telefonave celular, ka dyshime të bazuara në prova, se 45-vjeçari Xhemal Loka ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj Bedrie Lokës, keqtrajtim i cili ka qenë sistematik dhe dyshohet që ta kenë çuar të ndjerën deri në vetëvrasje.

Këtë e tregon edhe një video e filmuar nga një prej fëmijëve të të ndjerës, ku duket Xhemal Loka teksa kërcënon dhunshëm Bedrie Lokën me një fjalor banal, ndërsa djali i madh i çiftit mundohet të qetësojë të atin.

Sa i takon kallëzimit të bërë nga e ndjera për adresën false të hapur në rrjetet sociale, prokuroria thotë se hetimet për këtë procedim vazhdojnë.

NA NDIQ NË FACEBOOK