Connect with us

Kosovë

E tmerrshme/ Gruaja rreh burrin për spital në Kosovë

Publikuar

Një grua është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të premten rreth orës 09:10 në Pejë.

bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkohë, me urdhër të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Advertisement