Connect with us

Lajme

Dy avionë përplasen mes vete në Tokio, pesë të vdekur

Publikuar

Një aeroplan i madh me pasagjerë dhe një avion i rojeve bregdetare japoneze u përplasën në pistën e aeroportit Haneda të Tokios të martën, duke vrarë pesë persona. Qindra tjerë janë evakuuar, shkruan AP, transmeton Reporteri.net.

Pesë persona kanë vdekur pasi avioni me pasagjerë dhe një i rojeve bregdetare japoneze u përplasën në pistë.

Të 379 pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit të avionit të pasagjerëve, që u përfshi nga zjarri pasi ateroi në Haneda, kanë shpëtuar, njoftoi më 2 janar Japan Airlines.

Në pistë, ky avion u përplas me një avion të rojeve bregdetare japoneze, raportuan mediat japoneze duke cituar Ministrinë e Transportit. Pesë persona që gjendeshin në avionin e rojeve bregdetare raportohet se kanë vdekur.

Ndërkaq, piloti – një prej gjashtë pilotëve në bord – ka pësuar lëndime serioze.

Fluturimi 516, që po transportonte pasagjerë nga Hokaido, u përfshi nga zjarri në pistë dhe më pas u dogj i tëri. Por, 367 pasagjerët dhe 12 anëtarët e ekuipazhit u evakuuan.

Sipas televizionit TBS, avioni i rojeve bregdetare po transportonte materiale në zonën e goditur nga tërmetet në perëndim të Japonisë.

Ministria e Transportit citohet të ketë thënë se të gjitha pistat në këtë aeroport të Tokios janë mbyllur.

<p>The post Dy avionë përplasen mes vete në Tokio, pesë të vdekur first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

NA NDIQ NË FACEBOOK