OP / ED
“Big Brotheri është për trushplarët”, Tritan Kalo: “33 vjet që zhagitemi, për çfarë na duhen tollovi të tilla?”

Dr. Tritan Kalo
Më vjen keq të humbas kohën time me këtë postim për bashkëqytetarët e mi arbërorë në lidhje me “Panairin e kotësive” = BB, por yshtja intelektuale nuk më mban të mos shprehesha rreth kësaj “dukurie të rëndësishme shoqërore shqiptare” (TCh), pasi ndoqa lajmet e mbrëmjes në TV “Top-Channel” producentin e këtij “reality show”.
Në konceptimin tim për jetën shqiptare dhe jetësorët aktivë të saj, NUKU është aspak dobiprurës në formatimin kulturor dhe intelektual një tollovitje e tillë për këtë shoqëri, e cila është ende duke u zhagitur pa fund, që prej 22.03.1992 në udhëkryqin e zhvillimeve Demon-kratike.






















