OP / ED
Ashikët e BDI-së brenda ASh-së, preferojnë foto me shoferin e Alisë!
Adnan Azizi nga Lëvizja BESA ka shkruar për krisjet brenda ASH-së dhe ndarjet që po ndjehen në publik ku shumë simpatizantë po tregojnë me postimet e tyre.
Azizi shkruan:
”Ashikat e BDI-së brenda ASH-së, që më shumë bëjn foto dhe takime me shoferin e Ali Ahmetit, sesa me familjarët e tyre ose kryetarin e partisë që i takojnë, vazhdimisht i bien çiftelisë me këngën se gjoja janë të zhgënjyer për bashkëpunim me partitë opozitare.
Kuptohet, e gjithë kjo për ta arsyetuar ashikllëkun e tyre me BDI-në duke mos përmendur në asnjë monet askund “zhgënjimin” e tyre me BDI-në!
Këta servila e puthadorë të BDI-së, ashiqare cakun për të sulmuar e kanë opozitën shqiptare e që nënkupton se këta shërbëtorë jo vetem që ndjehen në siklet kur bashkëpunojnë me opozitën, por nga kjo kuptohet se edhe ai bashkpunim i dikurshëm ka qenë i imponuar nga presioni i anetarsise dhe stukturave partiake të ASH-së!
Këta, ashiqare ndjehen shumë mirë me BDI-në gati sa nuk shkrihen nga qejfi kur hanë e pinë në takime me ta dhe gjith mllefin e kanë të orientuar kah opozita shqiptare qe ua prish hesapet me synimin qe ta rrëzojë BDI-në.
Kjo dashuri padyshim i ka rrënjët e thella dhe unë do ta kisha quajtur FLIRTIM HERSHEM i CILI PËRFUNDOI NË DASHURI dhe kurorezim te vonuar mes palesh! Ndoshta e ka zanafillën e kafes herë në Zajaz e herë në Livadhi, e shoqëruar herë me qumësht e herë me raki!
Për të qenë një dashuri e sinqertë nevojitet reciprocitet andaj bashkepunimi me opoziten ishte dashuri e imponuar ndersa kjo me BDI-ne eshte origjinale. Kjo dashuri nuk ka lindur aq spontanisht e rastësisht, sepse e thënë popullorçe, kur të shpis të martojnë me zor, sdo të thotë se do e dsshurosh ndonjëherë partnerin. Në këtë rast bëhet fjalë për dashuri të “sinqertë” ndarje nga partneri i imponushem dhe bashkimi me simpatine e e vjeter e qe kjo dashuri shperfaqet e hareshme me kenge e valla te hareshme mu sikur behen bashkë dy shpirta binjak.
P S
Po e citoj nje mikun tim:
22 vite kam qenë zyrtar i lartë në BDI dhe nuk më ka qëlluar 2 apo 3 herë të shkoj te shtëpia e Ali Ahmetit, ndërsa këta satelitet e ASH-së 20 here brenda vitit i kishin pas shku ne shtëpi Alis.
Zhgënjimi juaj ndaj opozitës shqiptare që tentoni ta shitni në opinion është hipokrizi dhe mos sinqeritet per te arsyetuar bashkepunimin tuaj me BDI-ne. Po ua permendi vetem rastin e fundit:
Kur Bilall Kasami në zgjedhjet e fundit për keshillin komunal ne Tetove u ofroi bashkëpunim 50/50, jo vetëm ta ndajme listen e këshilltarëve, por edhe postet drejtuse në komunën e Tetovës dhe vazhdimi i korlicionit edhe ne zgjedhjet parlamentare, përgjigjja e ish liderit tuaj ishte: ” Jo se do na mund BDI-ja të dyjave bashkë ” edhe skemi sesi e arsyetojmë veten per te vazhduar ne politike!
Por çfarë ndodhi në realitet. BDI humbi ballë për ballë vetëm me Levizjen Besa, ndersa ju nuk fituat asnjë këshilltarë pasi ju i zhgënjyet aktivistët me refuzimin e ofertës favorizuse që Levizja Besa ja beri ASH-së.
Ua kemi borxh qytetatëve tua spjegojmë se refuzimi juaj ndodhi për dy arsye:
E para: BDI është shumë e fortë dhe do na mundë të dyjave bashkë
E dyta: nuk donit të shkojmë në zgjedhjet parlamentare bashkë, gjë që tash e kuptuam se ju i paskit dhënë në faktë besë Ali Ahmetit që të shkoni me lista të përbashkëta.
Kjo është e vërteta apsolute, andaj trillimet e juaja fatmirësisht më nuk i beson askush as anetarsia e ASH-se. Pasi u demaskuat Ju rrini me Alinë e Artanin, populli është me opozitën” – ka shkruar Adnan Azizi. /Zyrtare.net/