Connect with us

Lajme

Arrestohet një burrë për dhunë në familje, gjatë bastisjes i gjenden armë e 44 fishekë

Publikuar

Një person është arrestuar në fshatin Isniq të Deçanit, ai dyshohet për dhunë në familje.

Pas bastisjes në shtëpinë e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë Sig Sauer 9×19 mm, armё e cila kishte leje përkatëse, dy karikatorë të së njëjtës armë dhe 44 fishekë.

“Deçan  05.01.2024 – 13:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe 44 fishekë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftoj policia përmes raportit 24 orësh

The post Arrestohet një burrë për dhunë në familje, gjatë bastisjes i gjenden armë e 44 fishekë appeared first on Insajderi.

NA NDIQ NË FACEBOOK