Connect with us

Lajme

Arrestohen tre persona për posedim të substancave narkotike

Publikuar

Janë arrestuar tre persona për posedim të substancave narkotike, shkruan Insajderi.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës përmes një komunikate për media, dy nga të dyshuarit janë shtetas të Kosovës, e u arrestuan në Skenderaj, kurse personi tjetër, në një rast të ndarë, është shtetas i Maqedonisë e u arrestua në Mitrovicë.

Bëhet e ditur se gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur substancë e dyshuar narkotike ne sasi prej 9.1 gram dhe një mulli për bluarjen e substancave narkotike.

Tutje, Policia ka njoftuar se me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

The post Arrestohen tre persona për posedim të substancave narkotike appeared first on Insajderi.

NA NDIQ NË FACEBOOK