Connect with us

Lajme

Aksioni i prokurorisë po kryhet ndaj disa zyrtarëve për mashtrim e shmangie tatimi

Publikuar

Persona zyrtarë e qytetarë janë duke u bastirus si të dyshuar për veprat penale “Mashtrimi në detyrë”, “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” dhe “Shmangia nga tatimi” nga Prokuroria Themelore e Prishtinës në koordinim me Policinë e Kosovës

Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Ulaj shtoi se ky aksion është realizuar për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale “Mashtrim në detyrë”, “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” dhe “Shmangia nga tatimi” nga persona zyrtarë e qytetarë.

“Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, njofton se nën udhëheqjen e kësaj prokurorie, më konkretisht nga Departamenti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, në koordinim të plotë me Policinë dhe pas aprovimit të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, është duke u zhvilluar një aksion që nga mëngjesi, përfshirë disa lokacione në nivel në Kosovës, mbi dyshimin e kryerjes së veprave penale nga persona zyrtarë e qytetarë, më konkretisht dyshim mbi kryerjen e veprave penale “Mashtrimi në detyrë”, “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” dhe “Shmangia nga tatimi”. Prokuroria Themelore në Prishtinë do t’iu njoftojë me kohë për zhvillimet nga ky aksion, pasi të mbarojë i tëri.”

The post Aksioni i prokurorisë po kryhet ndaj disa zyrtarëve për mashtrim e shmangie tatimi appeared first on Insajderi.

NA NDIQ NË FACEBOOK