Connect with us

Maqedoni

Ageler: Nuk i komentoj ligjet e propozuara, mirëpres luftën kundër korrupsionit

Publikuar

më

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, tha për Radion Evropa e Lirë se nuk komenton zgjidhjet e propozuara ligjore, por mirëpret dhe mbështet fuqishëm të gjitha përpjekjet për të hetuar aktivitetet e supozuara kriminale korruptive.

“Ne i mbajmë përgjegjës ata që keqpërdorin besimin e publikut për përfitime personale. Supozoj se reformat institucionale dhe legjislative që do të rrisin transparencën dhe do ta forcojnë luftën kundër korrupsionit do të mirëpriten jo vetëm nga komuniteti ndërkombëtar, por edhe nga të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut”, thekson ambasadorja Ageler.

Komenti i saj vjen pas ndryshimeve të paralajmëruara në Ligjin për Masat Kufizuese, me të cilat do të sanksionohen qytetarët dhe kompanitë e Maqedonisë që do të jenë në listën e zezë amerikane dhe britanike.

Edhe pse propozimi për ndryshimin e Ligjit për Masat Kufizuese kaloi në seancën e qeverisë përkundër dilemave ligjore të theksuara nga Ministria e Drejtësisë, është e paqartë nëse ato do të miratohen nga kjo përbërje parlamentare, duke marrë parasysh se kanë mbetur edhe dy muaj para fushatës për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.

Në listën e zezë të SHBA-së janë dhjetëra ish funksionarë dhe të tanishëm, biznesmenë dhe kompani. Ndër funksionarët aktual në listën e zezë është edhe kryetari i komunës së Strugës Ramiz Merko nga BDI, ndërsa në të është edhe ish zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike dhe biznesmen Koço Angjushev.

Në listën e zezë amerikane janë edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski, ish shefi i DSK-së Sasho Mijallkov, biznesmeni Jordan Kamçev dhe biznesmeni rus Sergej Samsonenko, i cili ka biznese në vend.

Maqedoni38 minutes ago

Rregulla të reja për administratën: Dy vlerësime negative, humbje e vendit të punës!

Shqipëri1 hour ago

Rama mbledh sot Grupin Parlamentar, pritet të bëhen publike masat për protestuesit e dhunshëm

Kosovë2 hours ago

Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

Shqipëri4 hours ago

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

Kosovë5 hours ago

Haradinaj e quan Kurtin “sundimtar”: Protestuesve u dha gaz lotsjellës e dajak

Maqedoni6 hours ago

“E mbanin për xhakete dhe e godisnin me boksa metalikë kryesisht në kokë, e pasonin si top” – dëshmia tronditëse e nënës së 13-vjeçarit të rrahur në Vlae

Shqipëri6 hours ago

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

Lajme7 hours ago

Kush janë organizatorët e protestës? Karamuço: Makinave të policisë u kanë vendosur GPS për të parë lëvizjet

Maqedoni9 hours ago

Tetovë: Rrahu vajzën e mitur dhe la pa përkujdesje foshnjën 10-muajshe, kallëzohet penalisht 33-vjeçarja

Shqipëri9 hours ago

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

Kosovë10 hours ago

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë

Lajme11 hours ago

Durmishi: Paga mesatare neto arriti në 48.499 denarë, rritje prej 18,4% për dy vite

NA NDIQ NË FACEBOOK