Connect with us

Lajme

Abazi: Humori më idiotesk i javës është që Gani Jakupi ka siguruar njohjen e pasaportës nga Spanja

Publikuar

Deputeti tashmë i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi është treguar i ashpër në kritikën e tij lidhur me deklarimet se eksperti Gani Jakupi ka lobuar për të siguruar njohjen e pasaportës së Kosovës nga Spanja.

Abazi përmes një statusi në Facebook e ka quajtur “Humori më idiotesk i javës”, shkruan Insadjeri. 

Kjo deklaratë sipas Abazit, deklaratën e ministrës Gërvalla: nuk mund të tregoj se për çfarë është paguar Ganiu, “e bën vepër penale dhe keqpërdorim serioz të parasë publike”.

Tutje, sipas tij deklaratat e zyrtarëve shtetëror për punën e Ganiut janë nën çdo nivel në aspektin e moralit në politikë.

Kujtojmë se Haki Abazi ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Shkrimi i plotë:

Humori më idiotesk i javës është që Ganiu ka siguruar njohjen e pasaportës së Kosovës nga Spanja. Kjo gënjeshtër është aq e pa kripë sa që deklaratën e Ministrës së Punëve të Jashtme dhe Diasporë se “nuk mund të tregoj se për çfarë është paguar Ganiu” e bën vepër penale dhe keqpërdorim serioz të parasë publike. Në aspektin e moralit politik këto deklarata të zyrtarëve shtetëror për punën e Ganiut janë nënës çdo nivel të mund. Zero llogaridhënie, mungesë serioze e demokracisë dhe kontrollit institucional!

/Gazeta Insajderi/

The post Abazi: Humori më idiotesk i javës është që Gani Jakupi ka siguruar njohjen e pasaportës nga Spanja appeared first on Insajderi.

NA NDIQ NË FACEBOOK