Connect with us

Lajme

VV thotë se drejtori e Administratës në Dragash përfitoi jashtëligjshëm nga komuna, ai i mohon akuzat

Publikuar

Drejtori i Administratës në komunën e Dragashit, Vetim Ramadani i Lidhjes Demokratike të Kosovës është njëri nga përfituesit e subvencioneve të ndara për fermerët nga Drejtoria e Bujqësisë në këtë…

Drejtori i Administratës në komunën e Dragashit, Vetim Ramadani i Lidhjes Demokratike të Kosovës është njëri nga përfituesit e subvencioneve të ndara për fermerët nga Drejtoria e Bujqësisë në këtë komunë.

Lëvizja Vetëvendosje – dega në Dragash ka akuzuar drejtorin Ramadani se ka përfituar jashtëligjshëm subvencione dhe se pushteti i LDK’së po i bënë favore vetës.

Në bazë të kritereve të vendosura dhe gjendjes në teren rezulton që ky përfitim është i jashtëligjshëm. Ftojmë inspektoriatin gjegjës për inspektim të këtij rasti dhe për marrjen e masave të nevojshme kundrejt zyrtarëve institucional që paturpësisht i bëjnë favore vetes“, kanë thënë nga LVV.

Ndërkaq, drejtori Ramadani ka mohuar se ka përfituar jashtëligjshëm. Ai tha se është i regjistruar si fermer tash e disa vite.

Unë jam i regjistruar si fermer (përkatësisht kultivues i shoqërive bletare, tashmë disa vite dhe si rrjedhojë jam përfitues i skemës së subvencioneve të shpallur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural“, tha Ramadani për Insajderin.

Ramadani theksoi se posedon 35 shoqëri bletare dhe se ka qenë përfitues i subvencioneve nga Ministria e Bujqësisë edhe nga komuna.

Këtë vit, kam në posedim gjithsej 35 shoqëri bletare dhe kam aplikuar fillimisht në Programin e Ministrisë (që udhëhiqet po nga subjekti LVV) dhe kam qenë përfitues i kësaj skeme ku çmimi për shoqëri bletare ka qenë 20€, dmth. 35 bletë x 20€= 700€. Më pas kam aplikuar edhe në programin komunal ku pagesa, ashtu siç shihet edhe në fotografinë e mëposhtme është 2€ për shoqëri bletare, dmth. 35bletë x 2€=70€.“, u shpreh ai.

Tutje, drejtori Ramadani tha se aplikimi i tij është përputhur me gjendjen faktike dhe iu është pranuar aplikimi.

Aplikimi im i është nënshtruar të gjitha fazave nga Ministria e Bujqësisë dhe pas vizitës së komisionit ministror në bletarinë time, aplikimi im është përputhur me gjendjen faktike dhe si rrjedhojë më është pranuar aplikimi. Procedura e njëjtë është bërë edhe nga ana e komisionit komunal“, deklaroi Ramadani./Insajderi.org

NA NDIQ NË FACEBOOK