Kosovë
Vrasja e Liridonës, Naim Murselit dhe dy të tjerëve iu vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Tre të dyshuarve në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, Naim Murseli, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava, i është vazhduar paraburgimi edhe për dy muaj.
Lajmin e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve N.M, G.P, dhe K.K, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, ashtu që tre të pandehurve iu vazhdohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj, për secilin. Masa e paraburgimit të pandehurve iu është vazhduar nga data 31.12.2023 deri më datë 29.02.2024”.
Liridona Ademaj, 30-vjeçare, është vrarë më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.
Download WordPress ThemesDownload Premium WordPress Themes FreeFree Download WordPress ThemesDownload WordPress Themesfree download udemy paid coursedownload lenevo firmwareDownload Nulled WordPress ThemesZG93bmxvYWQgbHluZGEgY291cnNlIGZyZWU=















