Connect with us

Lajme

​Von der Leyen: Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet

Publikuar

më

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se rruga e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së vie përmes përmbushjes së obligimeve të marra nga dialogu. Pas përfundimit të…

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se rruga e Kosovës dhe Serbisë drejt BE-së vie përmes përmbushjes së obligimeve të marra nga dialogu.

Pas përfundimit të Samitit të BE-së – Ballkani Perëndimor në Bruksel, Von der Leyen në konferencën për media, tha se Kosova dhe Serbia kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm këtë vit me marrëveshjen për Marrëveshjen e Ohrit, për të cilën tha se duhet të zbatohet.

“Për Kosovën dhe Serbinë, rruga përpara mbetet e qartë: ata duhet të vazhdojnë me angazhimet e tyre siç janë përcaktuar nga dialogu i BE-së. Ne jemi të kënaqur me arritjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe tani presim të shohim një zbatim të vendosur të saj. Për më tepër, është inkurajuese të dëgjosh për përpjekjet e reduktimit të tensioneve në veri të Kosovës, duke u fokusuar tek çështjet siç janë targat e automjeteve, energjia dhe organizimi i zgjedhjeve të hershme komunale,” tha von der Leyen.

Ajo përmendi progresin për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si dhe perspektivën e Bosnje dhe Hercegovinës për të nisur këto bisedime pas përshtatjeve të nevojshme.

“Ne duam t’i hapim negociatat e anëtarësimit sipas metodologjisë së re me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe presim t’i hapim ato me BiH kur ai vend të arrijë një nivel të caktuar të përmbushjes së kritereve. Sa i përket Malit të Zi, ne kemi një moment të ri me një të ri Qeveria dhe vendi duhet të kthehen në rrugën e anëtarësimit. Kur është fjala për Kosovën dhe Serbinë, rruga e tyre drejt BE-së shpie përmes përmbushjes së obligimeve të marra nga dialogu”, tha von der Leyen për media.

Dokumenti i plotë i BE’së: https://www.consilium.europa.eu/media/68850/brussels-declaration-sq.pdf?utm_source=dsmsauto&utm_medium=email&utm_campaign=Brussels%20declaration%2C%2013%20December%202023&fbclid=IwAR3FxJX0CQhaiS6f2aK5ZHMfS-VA-nKruzxTlNH4aqkW9ZeryvGZi2hPLIE

Kosovë10 seconds ago

Qeveria e Kosovës ndërpret tregtinë e energjisë me kompanitë serbe, Kurti paralajmëron masa të tjera

Kosovë26 minutes ago

SKANDAL I RËNDË: Kënga e nacionalizmit serb për Kosovën këndohet në ngjarjen e Komisionit Evropian!

Bota30 minutes ago

Goditet sërish Ura e Krimesë: Ukraina shënjestron arterien kryesore të Rusisë, trafiku bllokohet

Maqedoni36 minutes ago

Iskra Haxhi Vasileva merr drejtimin e Prokurorisë për Krim të Organizuar, Abazi ia dorëzon detyrën me një buqetë lulesh

Lajme43 minutes ago

E rëndë në Prizren, 26-vjeçarja ndërron jetë pasi iu përkeqësua gjendja gjatë intervistimit nga hetuesit e antidrogës

Maqedoni2 hours ago

Përplasje mes fqinjëve në Bit-Pazar: 35-vjeçarja denoncon se u sulmua nga dy gra

Shqipëri3 hours ago

Parashikimi i motit, mos harroni çadrat! Dita e sotme e paqëndrueshme, me reshje shiu dhe shtrëngata

Lajme4 hours ago

Nga Pallati Élysée te Samiti i EPC-së në Dublin: Kurti përmbyll agjendën e takimeve në Paris dhe Irland

Maqedoni5 hours ago

Selimi godet VLEN-in: Alta Banka mban firmën dhe vulën tuaj!

Shqipëri5 hours ago

Zbulohen dy tentativa kontrabande në Kapshticë, sekuestrohen cigare dhe mallra të padeklaruara në dy autobusë

Lajme6 hours ago

Skandal në Bruksel: Në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së, interpretohet kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo”

Maqedoni7 hours ago

Mungesa e ekipeve dhe mbingarkesa në spitale, Ndihma e Shpejtë detyrohet të seleksionojë thirrjet emergjente

NA NDIQ NË FACEBOOK