Lajme
VIDEO-EKSKLUZIVE/ Momenti i vrasjes së Elton Javorit në Fier, autori me shënjestër precize, e qëllon viktimën në ecje e sipër

ZËRI siguron pamjet ekskluzive të vrasjes së Elton Javorit në Fier. Siç shihet edhe në pamje, viktimës i ka dalë në krah makina ku ndodhej autori.
Vrasja ndodhi paraditen e sotme në orën 11:00 në qytetin e Fierit në lagjen “16 prilli”. Autori është identifikuar si Agim (Agli) Gashi, 35 vjeç, i njohur si nipi i Kujtim Kuçit, një tjetër personazh i njohur në Fier. Në pamjet e siguruara nga ZËRI shihet se autori e ka qëlluar Javorin nga makina tip Mercedes Benz ngjyrë gri.
MOMENTI I VRASJES:
Në pamje, viktima ndodhet në automjetin tip Porsche Cayene, ndërsa autori në makinën Mercedes Benz. Të dy ecin krah njëri -tjetrit dhe viktima hap xhamin. Ky është edhe momenti kur autori e qëllon nga makina Benz gri. Viktima ecën për disa metra, dhe sërish në pritë i del përpara një makinë tjetër Mercedes Benz, por pa lidhje me ngjarjen.
Ai ka ecur edhe për disa metra dhe më pas mësohet se ka ndaluar për shkak të të shtënave. Burime për ZËRI sqarojnë se shkak për vrasje nuk është prishja e krushqisë por një sherr mes të dyve në Gjermani para një jave./ZËRI















