Lajme
Veprimtari shqiptar nga SHBA përkrah “Lidhjen Europiane për Ndryshim”

Përkrahja për opozitën shqiptare sa vjen e shtohet. Rushit Dalipi nga “Lëvizja Ilirida” ka ofruar mbështetjen e tij ndaj bllokut opozitar shqiptar.
Gjithashtu, përkrahja ka ardhur edhe nga njeriu më me ndikim në Çikago (SHBA), veprimtarin e çështjes kombëtare Mamut Skënderi, i cili ka përkrahur këtë iniciativ të bashkimit duke bërë thirrje që e gjithë Mërgata dhe shqiptarët në RMV të votojn këtë bllok opozitar.
Ja shkrimi i tij në Facebook:
“Urime suksese, bashkimi bën fuqi po të bashkohemi lirin e kemi ma afër. Lëvizja VETËVENDOSJE! asht e vetmja parti që ka program kombtar që as nuk blihet as nuk shitet. Më vjen mirë që Lëvizja Ilirida asht bashkangjitur VV. O sot o kurrë na duhet bashkimi i gjithë subjekteve politike kur asht në pyetje atdheu dhe kombi, dhe kurë kombi rrezikohet nga agresioni Serbo- Rus dhe Grekë dhe Sllav, kjo tregon se ka ardh koha e bashkimit kombtar me nji gjuhë me nji komb dhe me nji Flamur. Ju prift e mbara, urime suksese. Përshëndetje nga Chicago SHBA !” , shkruan Mamut Skenderi në Facebook.
















