Connect with us

Lajme

Vdes në vendin e punës një 18 vjeçar në Ferizaj

Publikuar

Ka vdekur një 18 vjeçar në vendin e punës, në një fabrikë në fshatin Nikadim të Ferizajt. Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt,…

Ka vdekur një 18 vjeçar në vendin e punës, në një fabrikë në fshatin Nikadim të Ferizajt.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Tutje Veseli tha se sipas mjekëve kujdestar viktima dyshohet për vdekje natyrore.

“Sot, rreth orës15:30 nga Qendra Emergjente në Ferizaj jemi njoftuar se një person, mashkull i moshës rreth 18 vjeçar është sjellur pa shenja jete. Ekipe të policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë mësuar se viktima dyshohet se kishte ndërruar jetë në vendin e punës në një fabrikë në fshatin Nikadim të Ferizajt. Sipas mjekëve kujdestar dyshohet për vdekje natyrore. Në lidhje me këtë është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt”, tha Veseli.

NA NDIQ NË FACEBOOK