Bota
UNRWA: Gaza po bëhet një varrezë e njerëzve të bllokuar mes luftës, rrethimit dhe varfërisë

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët në Palestinë (UNRWA) njoftoi sot se Gaza po bëhet një varrezë për një popullsi të bllokuar mes luftës, rrethimit dhe varfërisë.
“Bombardimet e vazhdueshme izraelite të Rripit të Gazës dhe kufizimet e vendosura në aksesin në ndihma humanitare po pengojnë aftësinë e UNRWA për të ofruar ndihmë,” tha UNRWA në një postim në rrjetin social X.
Që nga shpërthimi i konfliktit midis Izraelit dhe grupit palestinez Hamas më 7 tetor, pothuajse më shumë se 18,000 palestinezë janë vrarë në Gaza, ndërsa më shumë se 50,000 janë plagosur.






















