Sport
U dhunua në fushën e lojës, arbitri turk: Nuk do ta fal kurrë presidentin e Ankaragucu!

Halil Umut Meler, arbitri 37-vjeçar i sulmuar egërsisht në fushën e lojës nga presidenti i Ankaragucu 10 ditë më parë, nuk mund ta harrojë atë që ndodhi.
Së fundmi Meler ka folur për këtë ndodhi, ndërsa deklaroi se nuk do ta falë kurrë Faruk Koca-n për atë që i bëri.
Lexoni edhe:
- UEFA, për vendimin e Gjykatës: Nuk e autorizon krijimin e Superligës
- Inzaghi: Meritonim fitoren, ky eliminim do të na shërbejë si mësim
- Tërmet në futboll, Gjykata Europiane i jep të drejtë Superligës
- Ekzaltimi i Superligës: Futbolli është i lirë, FIFA dhe UEFA s’i kërcënojnë dot klubet
“Nuk e kam falur dhe nuk do ta fal kurrë. Ai më goditi me grusht, u rrëzova dhe rashë në tokë, pastaj më goditën me shkelma, nuk do t’i harroj kurrë”-deklaroi arbitri.
Pas sulmit, Meler kaloi dy ditë në spitalin e Ankarasë ku u transportua për një dëmtim në kokë. Faruk Koca, presidenti i Ankaragucu e sulmoi me një grusht të fuqishëm në fytyrë, duke e rrëzuar në tokë.
The post U dhunua në fushën e lojës, arbitri turk: Nuk do ta fal kurrë presidentin e Ankaragucu! appeared first on SuperSport.






















